Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shtiu me armë se i ishte bllokuar rruga, arrestohet

Gazeta10
15 January 2023 - 10:49

Një person ka shtënë me armë në Gjilan në shenjë revolte pasi i ishte bllokuar rruga dhe nuk mund të lëvizte për shkak të një mjeti që ishte ndaluar për të shpërndarë produkte ushqimore.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte ndalur para një lokali për të shpërndarë produkte ushqimore i dyshuari mashkull kosovar ne shenje revolte, se ishte i penguar nga automjeti i viktimës për të lëvizur, ka shtënë me arme zjarri ne ajër dhe ka kanosur viktimën”, njoftoi policia.

Personi që ka shtënë me armë është dërguar në mbajtje.

“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një armë me gaz, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, përfundoi njoftimin policia në Gjilan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.