
Deputeti Jevto Erakoviq i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, ka treguar edhe qëndrimin e partisë rreth shkarkimit të qeverisë së udhëhequr prej kryeministrit, Dritan Abazoviq, shkruan RTCG, transmeton Gazeta10.
Gjukanoviq tha për mediat malazeze se nuk ka pasur qeveri të tillë në historinë e parlamentarizmit në vendin e tyre.
“Pak a shumë performanca mund t’i atribuohet kryeministrit. Ai la rrugën kryesore për në Bashkimin Evropian që ishte përcaktuar dhe për të cilën ne i dhamë mbështetje. Na mashtroi ne, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Sekret, i fshehur, i paparalajmëruar. Ato ishin fjalët dominuese kur përshkruajmë punën e qeverisë”, deklaroi deputeti.
Ndryshe, 36 deputetë kanë iniciuar kërkesën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze ndërsa duhen votat e 41 parlamentarëve për largimin e Abazoviqit, shkruan RTCG./Gazeta10.