
Raporti: E.Janova & E.Kurrumeli
Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar që të gjithë profesorët të cilët kanë punë sekondare, nuk do t’iu vazhdohet kontrata më tutje, ngase ka kërkuar që të kenë normë të plotë mësimore. E me këtë vendim nuk po pajtohen mësimdhënësit e shkollës së Mesme të Lartë “Prenk Jakova”, duke thënë se këtë ua mundësoni ligji, raporton Kanal10.
Mësimdhënia është e vetmja punë që e bëjnë, por në institucione të ndryshme arsimore.
12 profesorë, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, janë të angazhuar me punë sekondare, rrjedhimisht me gjysmë normë mësimore.
Mirëpo, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, përmes një njoftimi ka kërkuar që mësimdhënësit duhet të kenë normë të plotë mësimore.
Sipas, mësimdhënëses Shqipe Bajraktari, komuna u ka kushtëzuar se nuk do t’iu vazhdohet kontrata nëse bëjnë një punë të dytë.
Komuna e Prishtinës ka dhënë dy arsye se pse u është kërkuar mësimdhënësve që të kenë normë të plotë.
Ndërsa, edhe profesorë të tjerë të cilët janë të angazhuar me punë sekondare, kanë deklaruar se janë të gatshëm të vazhdojnë të japin kontributin e tyre dhe se nuk duan të japin dorëheqje nga pozitat.
Për këtë, këta mësimdhënës të shkollës “Prenk Jakova”, i kanë dërguar shkresë Komunës së Prishtinës, por që kanë thënë se nuk kanë marrë përgjigje./Gazeta10