Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

Gazeta10
01 March 2023 - 15:32

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se 41 nënoficerë janë certifikuar si liderë luftarakë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

“Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë

Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.

Vazhdojmë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Mehaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.