Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti flet me senatorin Murphy, diskutojnë për marrëveshjen me Serbinë

Gazeta10
03 March 2023 - 20:57

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy, me të cilin tha se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Kurti ka shkruar në Twitter se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.