Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazi nuk i ndahet Kurtit, e akuzon për diçka të rëndë në dialogun me Serbinë

Gazeta10
04 March 2023 - 15:14

I ashpër ndaj Kryeministrit Kurti po vazhdon tash e sa ditë të jetë, deputeti Haki Abazi, i cili ka thënë se Kurti i ka drejtuar thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve  të tij.

“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!”, ka shkruar Abazi në Facebook, raporton Gazeta10.

Abazi ka akuzuar Kurtin edhe për gjendjen e rënduar ekonomike në Kosovë.

“Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre”, shkroi tutje Abazi.

“Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK”, përfundon Abazi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.