Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Qëndrojmë me aleatin tonë deri në zbardhjen e fakteve 

Gazeta10
21 August 2022 - 11:21

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Gramsh. 

Kim ka thënë se ka folur me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingjin rreth incidentit, dhe se i qëndron në krah Shqipërisë deri në zbardhjen e fakteve. 

Këtë ambasadorja Kim e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, raporton Gazeta10.  

Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.