Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kërstiq në Politiko: Beogradi po pengon integrimin e serbëve të Kosovës

Gazeta10
20 January 2026 - 21:29

Gazetari serb, Bratislav Kërstiq, i ftuar sonte në emisionin Politiko, mes tjerash foli edhe  për pozitën e komunitetit serb që jeton në Kosovë, duke theksuar se problemi kryesor mbetet ndikimi i drejtpërdrejtë i Beogradit.

Sipas Kërstiqit, autoritetet në Serbi i mbajnë “peng” serbët e Kosovës, duke i dekurajuar ata që të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës dhe të jetojnë si qytetarë të barabartë. Ai tha se kjo qasje përbën problemin më serioz dhe se kjo çështje, sipas tij, është sqaruar edhe më herët në studion e emisionit.

“Ekziston edhe një çështje tjetër thelbësore: a janë serbët e Kosovës qytetarë të shtetit të Kosovës apo jo? Sidomos në veri të vendit, kjo dilemë vazhdon të mbetet e hapur,” u shpreh Kërstiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.