Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

A ka mundësi që Kosova të bëjë padi për gjenocid ndaj Serbisë? Flet ish-prokurori i Hagës

Gazeta10
19 February 2026 - 21:10

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, i ftuar në Politiko të Kanal10, mes tjerash foli ka folur për mundësinë e ngritjes së një padie për gjenocid nga Kosova ndaj Serbisë, duke theksuar se çdo vendim i tillë duhet të merret me shumë kujdes.

Ai rikujtoi se aktakuza e International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia kundër Slobodan Milošević për krimet në Kosovë nuk përfshinte akuzën për gjenocid.

“Më lejoni të filloj me aktakuzën në Tribunalin e Hagës. Aktakuza lidhur me Kosovën kundër Millosheviqit nuk përfshinte pohimin për gjenocid. Ishte hartuar nga avokatë të tjerë para se unë të kisha filluar në Tribunal dhe më duhej që menjëherë të vazhdoja me rastin”, u shpreh ai.

Sipas Nice, është shqyrtuar mundësia e shtimit të akuzës për gjenocid, por në fund është marrë një vendim për të mos e përfshirë atë në aktakuzë.

“Gjenocidi ndoshta do të kishte qenë i mundur të përfshihej në aktakuzë, por nuk u përfshi dhe mendoj se u mor vendimi i duhur për shkak të procesit të gjykimit”, theksoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.