
Një debat i ashpër është zhvilluar mes dy panelistëve të emisionit “Politiko” në Kanal10, si shkak i raportit mes presidentes dhe kryeministrit të vendit, raporton Gazeta10.
Përderisa analisti politik, Krenar Shala po fliste për të paren e vendit duke thënë se ajo vendosi që në fund mandati të gjente një rrugë të re për zhvillim politik, panelistja, Shqipe Pantina ndau opinion tjetër.
“Së pari zonja presidente e ka parë që më nuk mund të zgjedhet presidente, edhe tash duhet me fillu me gjet rrugën e vet se është e re, nuk po don me pensionu kaq herët. Mendon që ende ka popullaritet kështu që të shohim se si do e këtë të ardhmen. Ka kredibilitet të madh, pëlqehet nga qytetarët se u kan me Albin Kurtin, e tash ta shohim kur te ndërron rrugën a pëlqehet ajo”, deklaroi Shala.
E fjala e tij u ndërpre nga Pantina, pasi sipas saj gjërat ishin më ndryshe.
“Kjo është tipik propaganda, Rinor. Me fjalimin e jo individin e saj. Ka një vit që ka shkaur në Amerikë dhe është taku e kryeministri s’është taku”, deklaroi ajo.
Reagimet njëpasnjëshme të Pantinës, bën që Shala t’i kërkonte dëgjesën derisa ai ishte duke folur.
“E pse si mëshove Albin Kurtit para tri vjete, a qitash masi janë zgjedhjet a? Po de, qata po them edhe unë, oj Shqipe, populli është më i mençur me e pa. A po më len me fol a jo? Më dëgjo se unë jam tu fol”, shtoi ai.
Më shumë nga debati: