
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë komandanti i Njësisë së autostradës Ismajl Fejzullahu.
“Po, ka ndodhur tek vendi që quhet “Ura e KFOR-it italian”. Dy vetura kanë qenë të përfshirë. Nuk është diçka serioze. Ka të lënduar lehtë”, deklaroi ai./KK