Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Albin Kurti për deklaratën e Ali Ahmetit për përçarje mes partive në RMV: Nuk është e vërtetë, unë veçse kam kontribuar në bashkimin e subjekteve politike

Gazeta10
11 December 2025 - 23:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “Politiko” komentoi deklaratën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali ahmetit, i cili kishte thënë se Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut dhe kishte akuzuar për përçarje në mes tyre, shrkuan Gazeta 10.

Kurti tha se nuk është e vërtetë një gjë e tillë, pasi që sipas tij, ai i kishte bashkuar ata, duke theksuar se VLEN është një bashkim i subjekteve politke në Maqedoninë e Veriut.

Kurti tha se kanë vetëm një deputet atje i cili është anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku.

Kurti theksoi se është për tu vlerësuar fakti që ai ka arritur të kontribuojë sadopak në bashkimin e disa subjekteve politike. Ai tha se ata vetë kanë apsur vullnetin që të bëhen bashkë dhe se nuk ka ndikuar në përçarje të tyre, vetëm se ka kontribuar në bashkimin e tyre. Siç thotë ai, nuk mund t’i bashkosh e as nuk mund ta përçash askënd nga Kosova në Maqedoni të Veriut, Shqipëri ose Mal të Zi, pa pasur vullnet nga baza./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.