Lajme

Ambasadori i Suedisë, Westerlund: Jam i zhgënjyer me dialogun që s’po ecë para

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 21:38

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund është shprehur i zhgënjyer me ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Westerlund ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në dialogun e brendshëm duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të komuniteti serb në veri të Kosovës, raporton Gazeta10.

“jam i zhgënjyer me normalizimin e dialogut i cili nuk po ecën përpara dhe për këtë arsye mendoj që është thelbësore që të kemi dialog kombëtar apo dialog vendor për t’u përqendruar tek çështjet e vërteta qeveria të ofrojë shërbime. Shembull: Pastrimi i lumit Ibër, pastaj restaurimi i fushës së futbollit në Leposaviq, pra është mirë që të kemi këtë dialog të brendshëm”, ka thënë ambasadori Westerlund. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.