
Ish diplomati Amir Ahmeti, përmes një videolidhjeje u paraqit në “Politiko” ku komentoi lajmin e madh se Kosovoa u njoh si shtet nga Siria.
Këtë e bëri të ditur vet Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ku së fundmi ka qëndruar në Arabinë Saudite, dhe me ndihmën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad u arrit marrëveshja se Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës.
Ahmeti tha se çdo njohje e ka rëndësinë e vet dhe se ka pasur njohje nga shtete të rëndësishme edhe pa ndihmën e qeverisë dhe presidencës, e cila kishte ardhur pas angazhimit të Pacollit.
Ai gjithashtu tha se ka rreth 3 vite që Presidentja Osmani ka qenë pasive në politikën e jashtme. Ahmeti theksoi se Presidentja filloi të merret më shumë me çështje ndërkombëtare, pasi që i prishi raportet me Albin Kurtin.
Për më shumë detaje, ndiqeni deklaratën e plotë në videon më poshtë: