Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ardian Gjini për Junikun: Qytetarë të komunave tjera kanë votuar në Junik, kjo është vepër penale dhe absolutisht nuk është normale

Gazeta10
23 October 2025 - 21:06

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini sonte në “Politiko” komentoi formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e koalicioneve nga parti të ndryshme.

Gjini komentoi rezultatin e zgjedhjeve lokale, ku si Aleancë, mbi të gjitha ishin të kënaqur me procesin zgjedhor në komunat ku kjo parti ka udhëhequr 4 vitet e fundit, përveç komunës së Junikut.

Gjini tha se në këtë komunë ka pasur shkelje dhe vepra penale, pasi që sipas tij, qytetarë të komunave tjera kanë votuar atje.

Ai tha se në moment të fundit qytetarët e kanë ndërruar vendvotimin dhe prandaj kjo komunë ka vazhduar me raundin e dytë, pra me balotazh.

Gjini shpresonte se do të përmirësohen gjërat në Junik, pas këtyre shkeljeve e veprave penale, sepse kjo nuk është normale thotë ai.

“Ka pasur shumë shkelje të rënda aty, nuk e di se prej kujt, nuk dua të bëj aludime  por tash veçse e dijmë se shumë qytetarë të komunave të tjera kanë votuar në Junik, që nuk është normale. Absolutisht nuk është normale”, shtoi tutje Gjini./Gazeta10

Për më shumë detaje, ndiqeni deklaratën e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.