Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Gjilan një shtetas i Serbisë- Tentoi ta sulmojë me veturë zyrtarin policor

Gazeta10
03 May 2024 - 10:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Gjilan, pasi i njëjti nuk kishte respektuar policin i cili kishte kërkuar të ndalojë veturën e tij.

I dyshuari kishte nisur veturën vrullshëm në drejtim të zyrtarit policor. Ndërsa polici ka arritur që përmes xhamit te ndalojë të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.