Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet një person në Zveçan, vodhi kabllo elektrike, bojlerë e televizorë

Gazeta10
15 April 2025 - 18:24

Një person është arrestuar në Zveçan, pasi dyshohet se në një shtëpi vodhi kabllo elektrike, tri kutia elektrike të metalta, dy bojlerë, dy televizorë dhe gjësende të tjera.

Sipas policisë, i dyshuari H.B., është arrestuar sot, teksa gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale.

“Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar, e i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borxhi në vlerë prej 600 € që ia kishte ankuesi”.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia tha se mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime ndaj qytetarëve në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.