Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Baraliu: Deklaratat e Lumir Abdixhikut janë skandaloze, askush nuk ka vjedhur vota nga Parisi apo Janina

Gazeta10
19 January 2026 - 22:00

Analisti politik Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar deklaratat e kreut të LDK-së lidhur me rinumërimin e votave, sipas të cilave pretendohet se i janë vjedhur vota Paris Guri­t dhe Janina Ymerit.

Duke folur në emisionin Politiko, Baraliu tha se çështja është shumë më e thellë dhe kërkon reflektim serioz nga partitë politike, duke i cilësuar deklaratat e kryetarit të LDK-së si të papërgjegjshme.

“Së pari, kjo çështje është më e thellë dhe është e rëndësishme që partitë politike të reflektojnë. Deklarata e Lumirit është skandaloze. Nuk ka vjedhur askush vota prej Parisit apo Janinës”, u shpreh Baraliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.