
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka reaguar kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Labinot Gjinit, i cili pati kritika për vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për mospjesëmarrjen në debate televizive.
Basha i ka thënë Gjinit se AAK po shtyhet me partitë e tjera vetëm sa për ta kaluar pragun.
“Z.Gjini unë thashë për vendin e dytë për PDK-në dhe LDK-në, dorën në zemër ju jeni tu shty me kalu pragun”, ka thënë Basha i VV-së.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Gjini.
“AAK ka me dalë ndoshta në vendin e dytë ose tretë”, ka thënë Gjini.
Tutje, Basha ka thënë se ka pasur raste kur AAK ka thirrur debate parlamentare, por që më pas të njëjtit nuk kanë marrë pjesë.
“AAK i ka përfaqësuesit e vetë në Kuvend, kur shkojnë deputetët dhe thërrasin debate parlamentare dhe AAK ka ik. Z.Kurti ka dhënë përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës, kur edhe ka dhanë intervista televizive dhe konferenca për shtyp”, ka thënë Basha. /Gazeta10/