Gazeta10

BE-ja i dhuron Kosovës 67.5 milionë euro si mbështetje për energji

Komisioni Evropian e ka kryer disbursimin e mjeteve financiare në vlerën prej 67.5 milionë eurove si mbështetje për energji për Kosovën.

Siç thuhet në komunikatë, kjo është pagesa e transhit të parë të përkrahjes buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023, që në total kap vlerën prej 75 milionë eurove.

Mbështetja e BE-së e plotëson skemën e qeverisë për mbështetje të energjisë, e cila do të fillojë menjëherë zbatimin e këtyre masave:

i) mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara;

ii) stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë;

iii) mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm përmes rritjes së efiçiencës energjetike të njësive të banimit dhe ndërtesave;

iv) mbështetja e konsumatorëve shtëpiak duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë energjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtërishme;

v) stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Tutje në komunikatë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbështesë qytetarët dhe të lehtësojë pasojat sociale dhe ekonomike për kategoritë më të prekura nga efektet e krizave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përmes dhe një politike të qëndrueshme dhe të besueshme në menaxhimin e financave publike.

Ky është kësti i parë i parave që Kosova i merr nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor.

Pakoja është krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, thuhet tutje.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë