
Emisioni sportiv “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10. Të ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci, analist të përhershëm, së bashku me Valdete Idrizin, Avni Haxhiun dhe Rafet Prekazin.
Gjatë diskutimit për gjendjen e këtij stadiumi, Bekim Isufi ka thënë se “Adem Jashari” është një stadium që bart shumë histori përgjatë historisë së tij.
“Në këtë stadium janë zhvilluar ndeshje të mëdha, që nga ajo historike për Kosovën më 2014, e ajo me Dritën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.”, tha Isufi.
Tutje, ai tha se gjendja e këtij stadiumi është shumë e rëndë.
“Kjo gjendje e stadiumit është për t’u ardhur keq. Ky është stadiumi olimpik i vetëm në Kosovë”, tha ai.
Bekim Isufi shtoi duke thënë se kosto e mirëmbajtjes për stadiumin është e madhe.
“Kosto për mirëmbajtjen e stadiumeve është i madh, andaj mendoj se kjo ëshë një arsye që ky stadium legjendar ka ardhur në këtë gjendje.”, përfundoi Isufi.