Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Beqa i bindur: 70 deri në 80% e votave në mërgatë janë të Vetëvendosjes

Gazeta10
26 February 2025 - 22:02

Fahri Beqa, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani ka folur për pritshmëritë që ka kjo parti për votat nga diaspora.

Sipas Beqës, 70 deri në 80% të votuesve në mërgatë janë votues të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përgjithësi në Gjermani kanë votuar diku rreth 35 mijë deri në 36 mijë votues të cilat kanë votuar në ambasada dhe me postë. Shumica e këtyre votuesve janë votues të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Beqa.

Por megjithatë, Beqa ka shprehur shqetësimin për stërzgjatjen e këtij procesi.

“Ky proces është stërzgjatur…  Ende nuk ka përfunduar votimi”, ka thënë Beqa. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.