
Shkrimtari i njohur Beqë Cufaj i ftuar sot në “Politiko”, komentoi situatën e fundit në Kosovë, ku pas ygjedhjeve të 9 shkurtit, partia me më së shumti vota nuk arriti ta bëjë qeverinë e vetme pa një koalicion, pasi që nuk kishte vota të mjaftueshme. Ndërsa sot zyrtarisht është hapur fushata për ygjedhjet e jashtëyakonshm,e të 28 dhjetorit.
Cufaj tha se me 28 dhjetor, vetë qytetari i Kosovës, do t’i tregojë Lëvizjes Vetëvendosje nëse vërtetë janë përjekur në mënyrë të sinqertë që të bëjnë qeverinë nga ygjedhjet e fundit, ato të 9 shkrutit.
“Tash me datën 28 dhjetor, vetë qytetari i Kosovës që do t’a gjykojë nëse vërtetë Lëvizja Vetëvendosje si fituese e 9 shkrutit ka bërë përpjekje për të përmbush obligimin përkatësisht mandatin që qytetari i ka dhënë. Unë mendoj se qytetari i Kosovës din çka të votojë dhe ka votu nëse Lëvizja Vetëvendosje sot thotë që ne jemmi përpjekur, atëherë do të jetë qytetari i Kosovës që me datën 28 dhjetor do t’i tregojë Lëvizjes Vetëvendosje nëse ajo vërtetë është përpjekë në mënyrë të sinqertë të themelojë qeverinë.”, shtoi tutje Cufaj./Gazeta10