Gazeta10

Berisha kritikon Qeverinë për shtesat e rrezikshmërisë: Skandaloze, po të ishte gjallë Afrim Bunjaku do të ndihej i turpëruar

Avokati Besnik Berisha po e vlerëson skandaloz vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth shtesave të rrezikshmërisë për Policinë, me ç’rast thotë se ky propozim është “nënvlerësimi më skandaloz që mund t’i bëhet punës së një hetuesi me rol esencial në drejtësi”.

I njëjti thotë se hetuesit të cilët punuan pa u ndalur për të zbardhur krimet e Serbisë dhe bandave në veri të vendit, u goditën duke u ofenduar për moralin e tyre në këtë luftë kundër krimit.

“Po te ishte gjalle sot heroi Afrim Bunjaku, do te ndihej i turperuar me propozimin e qeverise se tij qe, per punen e njejte qe bente ai dhe koleget e tij, detyre kjo qe e coi ne vrasjen e tij, propozoj vetem 60 euro shtese per rrezikshmeri.

Sot hetuesit qe s’u ndalen nate e dite per te hetuar krimet e Serbise dhe bandave ne veri, qe shteti i quan terroriste e struktura kriminale me mbeshtjetje nga Serbia, moren goditjen me ofenduese per moralin e tyre ne luften kunder krimit.

75 euro ne emer te shteses per rrezikshmeri jane nenvleresimi me skandaloz qe mund t’i behet punes se nje hetuesi me rol esencial ne drejtesi”, tha ndër tjera Berisha.

Gjatë konferencës së mbajtur së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kryeministri Kurti për këtë çështje deklaroi para mediave se kanë bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për këto shtesa të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikulare. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 45 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?