
Raporti:Artina Breznica
Me mungesë të fuqisë punëtore bizneset priten të përballen edhe gjatë këtij viti. Kështu së paku kanë paralajmëruar njohës të ekonomisë të cilët kanë kërkuar nga qeveria që të zbatojë politika përmes të cilave do të përmirësoheshin kushtet e punëtorëve të sektorit privat.
Mungesa e fuqisë punëtore po vlerësohet si sfidë e cila pritet ta përcjellë vendin gjatë vitit 2023.
Njohës të ekonomisë thonë se në mungesë të punëtorëve, shumë biznese do ta kenë të vështirë funksionimin.
Profesori universitar, Ujkan Bajra ka thënë se qeveria duhet të zbatojë politika përmes të cilave do të përmisoheshin kushtet e punëtorëve të sektorit privat.
Ndryshe, sipas tij, një numër i madh i tyre do ta lëshojnë vendin.
Ndërsa largim të fuqisë punëtore jashtë vendit ka paralajmëruar edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu.
Ai ka thënë se sfidë kryesore e sektorit privat është bërë sigurimi i fuqisë punëtore.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë patën thënë se kanë ndërmarrë disa hapa në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe parandalimit të ikjes së fuqisë punëtore. / Kanal10