
Në “Politiko”, u diskutuan disa komuna veç e veç se cili kandidat, cilën komunë do ta fitojë.
Blerim Gashi tha se komunën e Gjilanit padyshim që do ta fitojë pa balotazh Lëvizja Vetëvendosje, me kandidatin Alban Hysenin.
Gashi tha se ai ka bërë shumë punë të mira në Gjilan dhe se e ka fituar besimin e qytetarëve edhe për një mandat të dytë në këtë komunë.