
Komentatori politik, Blerim Gashi i ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, komentoi ngjarjet e fundit mes përplasjeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Gjykatës Kushtetuese.
Blerim Gashi tha se Lista Serbe është pjellë kriminale, organizatë parapolitike dhe antishtet.
Gashi tha se gjithë kjo situatë e moskonstituimit të Kuvendit, është si pasojë e mosrespektimit të Kushtetutës nga Lista Serbe dhe jo nga Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta10