Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Branislav Kërstiq për hapjen e urës mbi Ibër: Ish dashtë me qenë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut

Gazeta10
17 December 2025 - 21:43

Gazetari Branislav Kërstiq, në “Politiko” komentoi hapjen e re të urës për këmbësorë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kërstiq tha se është shumë mirë për qytetarët që është hapur ura e Ibrit dhe se kjo i bashkon më shumë banorët e Mitrovicës së Jugut me ato të Veriut. Por që gjatë hapjes së urër, Kërstiq thotë se duheshte të ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Nuk e di çfarë kënaqësie është nëqoftëse dikush si kryeministër, je duke e hapë urën e re pa kryetarin e Mitrovicës së Veriut.Ajo është diskursi dhe agjenda e pushtetit aktual, një pozitë ignorante kundër banorëve të veriut të vendit, ne do të bëjmë edhe qoftëse dojmë urat veç të përfitojmë territorin, njerëzit nuk na interesojnë.”, shtoi tutje Kërstiq./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.