
Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se lista e deputetëve fitues në Lëvizjen Vetëvendosje është shoqëruar me befasi.
Gashi ka deklaruar se votuesi i ka ndëshkuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët janë ranguar me më pak vota.
“E kemi ndëshkimin te Rozeta e cila s’ka kaluar. Edhe rangimi i Arbërije Nagavcit shumë pak sa ka qenë”, ka thënë ai.
Gashi ka thënë se vota që ka shkuar tek Mimoza Kusari-Lila është përtej narracionit që është krijuar, duke iu referuar bisedave dhe përgjimeve me Milan Radojçiqin.
“Përtej bullizmit politik që iu ka ba Mimozës dhe keqpërdorimit edhe emnimit si superskandal. Vota që ka shku te Mimoza është votë e refuzimit të këtij narracionit që është kriju, që ka pasë nevojë me u kriju…”, ka thënë Gashi.
Teksa ka komentuar figurat e reja në listën fituese, Gashi ka theksuar se ata i kanë marrë votat në kuadër të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurtit.
“Pashë figura që i ka pru vërshimi politik i quajtur Albin Kurti”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/