
Komentatori politik, Blerim Canaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mandatin katërvjeçar ka pasur komunikimin me Milan Radojçiqin dhe se në kohën e kësaj qeverisjeje, ky i fundit e ka ndërtuar edhe vilën e tij.
“Ajo çështja që këta munden me shitë që ka ik Radojçiqi… Tash po i bjen që sa ka qenë në sistem ka mujtë me u kapë në sistem se Radojçiqi vilën që po e permeni e ka maru në kohën e Albin Kurtit”, ka thënë Canaj.
Por megjithatë ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Gashi.
Gashi ka theksuar se qeverisjet e kaluara kanë pasur bashkëpunim të ngushtë me Radojçiqin dhe jo ajo e Kurtit.
“Jo në 2018 këqyre mirë. Me kanë pijke dhe hajke? Me kanë u takojke zyreve? Kush çelke me të zyre në veri? Garant Albin Kurti”, ka thënë me ironi Gashi.
Tutje, Canaj është shprehur i bindur se opozita nuk ka komunikuar me Radojçiqin në kohën kur ai ka hyrë në listën e zezë të SHBA-së.
“Sa ka qenë subjekt i regjistrum a po është trajtu si i tillë? Në momentin që është hy në listën e zezë dhe ka ik veç një person ka komuniku me të që e dijmë ne, e që është Mimoza Kusari-Lila. Ajo s’ka mujtë me komuniku pa e ditë Albin Kurti”, ka thënë Canaj. /Gazeta10/