
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, janë deklaruar për media pas takimit të tyre të përbashkët, ku ndër të tjera kanë falënderuar njëri-tjetrin dhe kanë kërkuar thellimin e raporteve mes tyre, raporton Gazeta10.
Radev ka thënë se ishte kënaqësi pritja e presidentes Osmani.
“Është kënaqësi e madhe për mua ta pres presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, në vizitën e saj të parë zyrtare në vendin tonë, mirësevini zonja presidente”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se kanë diskutuar për të ardhmen europiane të Kosovës dhe se ajo është në Bashkimin Europian.
“Zonja Osmani dhe unë, diskutuam për prespektivën europiane, e ardhmja politike e Kosovës është në Bashkimin Europian”, ka thënë më tej ai.
Ai ka thënë se mirëpret përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave si dhe të anëtarësimit në Këshillin e Europës.
“Ne po ashtu mirëpresim të gjitha përpjekjet për liberalizimin e vizave”.
“Ne po ashtu mirëpresim përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës”, ka thënë ai.
Osmani ka falënderuar presidentin duke thënë se kanë pasur një diskutim të sinqert dhe produktiv.
“Unë dua ta falënderoj zotri presidentin për një diskutim të sinqert si dhe produktiv në të cilin ne diskutuam disa tema”, ka ka thënë Osmani.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme ta thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve.
“Si Kosovë jemi të gatshëm që ta thellojmë partneritetin tonë, ta thellojmë bashkëpunimin tonë në funksion të interesave të qytetarëve dhe vendeve tona”, ka thënë Osmani
Osmani ka falënderuar presidentin Radev për mbështetjen e tij për prespektivën europiane.
“Unë dua ta falënderoj presidentin Radev për mbështetjen e tij të qartë për të ardhmen europiane të Kosovës me të cilën ne përkojmë, ku ne duam të jemi, dhe ku Kosova asnjëherë nuk ka shqyrtuar ndonjë rrugë tjetër”, ka thënë më tej Osmani. / Gazeta10