
Nezir Kraki vazhdon të theksojë se partitë tjera nuk e kanë pranuar koalicionin me Kurtin për shkak të votave përfundimtare dhe gjithashtu nuk i kanë pranuar zgjedhjet.
Demhasaj reagon ashpër ndaj kësaj çështje duke i thënë Krakit se të gjitha partitë i kanë pranuar zgjedhjet në mënyrën më të mirë demokratike.
Kraki thotë se me sjelljet e tyre, kanë treguar se nuk i kanë pranuar zgjedhjet.
Demhasaj thotë se i kanë pranuar ato dhe se kanë bërë shumë madje duke e votuar edhe Dimal Bashën për Kryetar Kuvendi. Ai gjithashtu tha se po të ishte vetë deputet nuk do ta kishte votuar asnjëherë atë person për Kryetar Kuvendi.