
Djali i heroit Xhevat Berisha, Beari ka emocionuar me postimin në Facebook duke shënuar “Dashuri e sinqertë dhe pa hile ..!
Ai ka pozuar me foto vajzën e tij , Driolën pranë shtatores së heroit në qendër të Shadërvanit në Prizren, duke cituar fjalët e saj.
“Oh babë ku je? Pse s‘pom fol? Tung Baba. Të Dua – ishin fjalet e Drioles!” ka shkruar i biri, Bear Berisha.
Ai prej vitesh jeton në Austri, ndërsa heroi Xhevat Berisha kishte rënë në betejën e Vërrinit, shtator 1998.