
Analisti politik, Xhavit Drenori ka komentuar vonesat në numërimin e votave dhe ankesa që janë paraqitur lidhur me këtë proces.
“Mendoj që integriteti i votës dhe i procesit nuk mund të vihet në dyshim”, ka thënë Drenori.
Drenori ka vlerësuar se integriteti i votës ruhet për shkak se partitë politike veçse i kanë pasur vëzhguesit e tyre në qendra të votimit.
Tutje, ai ka theksuar se rinumërimi i votave e bën më transparent këtë proces dhe nuk lë hapësirë për ankesa.
“Për herë të parë kemi dy herë numërime për partitë politike. Kjo besoj që është më mirë sepse le më pak hapësirë për t’u ankuar”, ka thënë ai. /Gazeta10/