
Analisti politik, Xhavit Drenori ka komentuar listën e rezultateve preliminare të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Drenori ka deklaruar se strategjia e PDK-së për të ruajtur bastionin e saj veçse ka funksionuar.
“Jam shumë i lumtur që kësaj radhe votat janë numëru me ndihmën e kamerës. Ka qenë strategji e PDK-së me e rujtë bastionin”, ka thënë Drenori.
Megjithatë, Drenori është shprehur i shqetësuar se zonat e tjera të Kosovës do të mbesin pa përfaqësim.
“Për ne si Drenicë është mrekulli se i kemi gjithë ata përfaqësues, por për PDK-në është tmerr”, ka thënë ai. /Gazeta10/