Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Drenori pro koalicionit VV-PDK: Do të kisha dëshirë një qeveri stabile!

Gazeta10
12 February 2025 - 21:45

Komentatori politik, Xhavit Drenori ka shpërfaqur skenare të mundshme të krijimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Drenori ka thënë se tashmë Kurti është boshti i zgjidhjes së problemit, duke iu referuar si të vetmit për ta krijuar qeverinë.

“Kurti është boshti i zgjidhjes së problemit dhe nuk është më opozita. Në të gjitha zgjedhjet tjera ka pasur mundësi blloku”, ka thënë Drenori.

Komentatori politik ka theksuar se skenari i dytë që mund të ndodhë është një koalicion mes VV-së dhe PDK-së.

Por sipas tij, ky koalicion është më pak i preferuar për Kurtin.

“Me PDK-në për shumicën e njerëzve që i druhen ndryshimeve, ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë besoj që një koalicion prej dy partive të mëdha do të kishte qenë i mirëseradhur”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.