
Dy persona kanë pësuar lëndime në Gjilan pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje, raporton Policia e Kosovës.
I dyshuari me veturë ka goditur edhe një veturë e cila ishte e parkuar, e pastaj ishte përplasur në një lokal afarist. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor, raporton Gazeta10.
“Rr. Haki Miderrizi, Gjilan 14.09.2022-14:40” Lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj kosovarë – këmbësor, pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me veturë ka goditur edhe një veturë e cila ishte e parkuar, e pastaj ishte përplasur në një lokal afarist. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”./Gazeta10