Në burgun e Dubravës dyshohet se është dhunuar seksualisht një i burgosur i moshës 20-vjeçare, nga dy të burgosur të tjerë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka pohuar se rasti në fjalë ka ndodhur javën e kaluar, por u raportua pas disa dite.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërkuar që të kryhet ekzaminimi mjekësor. Jemi në pritje të raportit për të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, ka thënë Nikçi.