Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erërat e forta, Komuna e Prishtinës apelon të qëndroni larg pemëve, objekteve të larta e të pasigurta

Gazeta10
27 June 2025 - 15:12

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmëruar për një përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Kryeqytetit pritet të ketë erëra të fuqishme si dhe mundësi për stuhi.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të jashtme, sidomos pranë pemëve, objekteve të larta apo strukturave të pasigurta që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Në rast emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Komunës së Prishtinës përmes numrave falas:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.