
Komentatorja politike Fatime Hajdari ka analizuar situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të Kuvendit që do të mbahet të shtunën, duke vënë në pah gatishmërinë e disa anëtarëve për të mbajtur kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta 10.
“Siç po shihet nga disa zëra që po dalin dhe po deklarohen, ka gatishmëri për të vazhduar me të njëjtin kryetar. Pajtohem që kjo varet edhe nga njerëzit me fuqi politike brenda LDK-së dhe pozicionimi i tyre në Kuvend,” tha Hajdari në Politiko.
Ajo theksoi se, megjithatë, mundësitë që Abdixhiku të mbijetojë një tentativë për të ofruar përsëri mandatin e tij janë të kufizuara, sidomos duke marrë parasysh rezultatin e rivalit të tij, Avdullah Hoti, në zgjedhjet e shkurtit 2021, i cili arriti një performancë thuajse të njejtë me këtë tani.
“Për të ofruar një model ndryshe dhe për të sfiduar në të ardhmen, do të duhej të kishim një kandidaturë që nuk është provuar përballë Kurtit, që mund të sjellë sukses më të madh,” shtoi Hajdari.
Ajo përfundoi duke theksuar se dinamika brenda partisë dhe pozicionimi i liderëve politikë do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Abdixhikut si kryetar i LDK-së./Gazeta10
Deklarata e plotë: