
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar pas akuzave të ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, i cili pretendoi se Rexhaj kishte dërguar djalin e mixhës së tij për të “blerë votën” e vajzës së Gecit në vitin 2025.
Geci kishte shkruar:
“Arbër Rexhaj ka qenë i pari nga VV që ma ka dërguar djalin e mixhës së tij për të blerë votën e vajzës sime në vitin 2025. Unë as nuk shes e as nuk ndërroj vota të votuesve të LDK-së për poste politike.”
I ftuar në emisionin Politiko, Rexhaj i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur të pavërteta dhe të rënda.
“Kjo fjala blerë është e rëndë. Unë si deputet kam konsideruar se çdo votë që mund ta krijojë Qeverinë e Kosovës duhet kontaktuar. Kam folur edhe me deputetë, por e patëm që ishte e pamundur bashkëpunimi. Kjo fjala blerje më duket e rëndë – nëse ka fakte të tilla, le t’i gjej,” deklaroi Rexhaj.