
Analisti politik, Blerim Gashi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadiku, ka kërkuar nga deputeti Haki Abazi, që të sqarojë arsyen e ‘revoltave’ të këtij të fundit në Kuvendin e Kosovës ndaj pushtetit aktual.
Gashi derisa përballej me deputetin Abazi në “Politiko” në Kanal10 deklaroi se këtij të fundit nuk i mungon uni vetanak politik dhe se për këtë i intereson të dijë ‘faktorët’ që po e shtyjnë atë drejt veprimeve të tilla ndaj pushtetit.
” Së pari, e shoh nevojën që deputetët qofshin ata pozitë ose opozitë ta kenë një farë uni vetanak politik. Kjo, Hakisë nuk i mungon. Sa i përket demokracisë, me këso far pelegrish të ngjitura me “Hajna” ose çka e di unë, besoj se është normale ta dimë se cili është motivi ose shtytja mbrapa kësaj”, tha ai.
Sipas Gashit, mosdhënia e argumenteve nga Abazi për keqpërdorimet dhe dyshimet e ngritua për korrupsion, e bën atë të duket si ‘joserioz’.
“Kur të thuash kontratat burmore, ti në start e ke dyshimin për të ardh aty sepse kemi të bëjmë me kontratat e negociaura, të cilat neni 34 e 35 i lejon prej fillimit. E kjo duhet të sqarohet. Edhe Hakia e di, që rrugës deri te ajo kritikë ti mund ta kesh njetin e mirë , por i ngjan keq. Po nuk e sqaroi Hakia motivin, nuk del serioz”, shtoi ai. /Gazeta10/