Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi: VV mund të shkojë në koalicion me Nismën, e cila është “e keqja më e vogël”!

Gazeta10
20 February 2025 - 22:28

Komentatori politik, Blerim Gashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Koosvës.

Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, porse këtë koalicion e ka quajtur “e keqja më e vogël”.

“Nuk besoj që Ramushi kish refuzu një ofertë gjeneroze të Albin Kurtit për president… Logjika jem është që mas këtij rezultati shkon me të keqen më të vogël, e që është Nisma”, ka thënë Gashi.

Për PDK-në dhe LDK-në, Gashi ka thënë se nuk mund të ndodhë një koalicion i këtyre partive me Lëvizjen Vetëvendosje.

“LDK-ja është ma e shpërputhur sa i përket fuqisë politike, ka shumë zëra. Këto 50 mijë vota Lumirit, mos ta banalizoj, me fol si baba i partisë”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.