
Lyudmila Makey, gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë, ka thënë se qëndrimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk kanë ndikuar tek populli ukrainas.
Makey tha se mbështetja e popullit ukrainas për Zelenskyn mbetet e palëkundur.
“Për një fjalim të Trumpit, përkrahja për Zelenskyn u rritë edhe më shumë tek populli ukrainas. Ka ndikuar në rritjen e mbështetjes për të”, ka thënë Makey.
Gazetarja ukrainase theksoi se qëndrimet e Trumpit ndaj Ukrainës veçse janë pritur dhe se popullit ukrainas i mbetet të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar.
“Ne duhet të mbledhemi së bashku si popull ukrainas në mënyrë që të ndikojmë dhe të japim shpresë dhe fuqi Zelenskyt”, ka thënë ajo. /Gazeta10/