Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjermania me mbështetje të fuqishme për Kosovën në KiE

Gazeta10
29 May 2025 - 13:32

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se  Berlini mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se qëllimi në këtë drejtim është i arritshëm.

Në një postim të kësaj ambasade në Facebook thuhet se Kosova duhet të veprojë tani, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Kjo ambasadë bashkë me këtë deklaratë në postimin e saj shkëputi edhe të tjera nga konferenca përmbyllëse e Institutit të Drejtësisë të Kosovës dhe Lëvizjes FOL.

“Në konferencën përmbyllëse të Institutit të Drejtësisë të Kosovës dhe projektit Lëvizja FOL, ambasadori Rohde theksoi rolin themelor të sundimit të ligjit në demokraci – një parim në zemër të Këshillit të Evropës”.

“Gjetjet inkurajuese tregojnë se seancat dëgjimore publike dhe të drejtat gjuhësore respektohen, me shumicën e individëve të përfaqësuar profesionalisht. Megjithatë, sfidat mbeten, duke përfshirë zgjidhjet e ngadalta të çështjeve dhe zbatimin e pamjaftueshëm të jurisprudencës së GJEDNJ-së”.

“Përtej monitorimit të gjyqësorit, projekti ndihmoi në fuqizimin e qytetarëve, duke siguruar që ata të dinë të drejtat e tyre dhe standardet që gjykatat duhet të mbështesin”, u tha mes tjerash në postim,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.