
Politologu, Labinot Gjini ka komentuar tensionet e takimit të 28 shkurtit në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, takim ky që u përcoll me tone të ashpërsuara mes dy liderëve.
Gjini ka deklaruar se halli i Trumpit dhe i të gjithë liderëve të tjerë botërorë që t’i ikin një Lufte të III-të Botërore.
“Ajo që po ndodh në Ukrainë dhe ajo shfaqje që pamë mes Trumpit dhe Zelenskyt ka të bëjë me njeriun edhe me humanizmin megjithatë sepse në Ukrainë kanë vdekë rreth një milionë burra”, ka thënë Gjini.
I pyetur për ndikimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenellit në raport me kryeministrin aktual, Albin Kurtin, Gjini ka thënë se nuk do të ketë “hakmarrje” të Grenellit.
“Nuk besoj që Amerika është në këtë nivel të hakmarrjes ndaj një personi apo tjetri. Kuptohet që ajo luan rolin e vet, por nuk është problemi kryesor. Problemi është që për katër vjet nuk je ba gati për me qenë në kontekstin e ri”, ka thënë ai. /Gazeta10/