
Gazetari, Kosovë Gjoci ka komentuar listën e deputetëve fitues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjoci ka thënë se rangimi i Doarsa Kica-Xhelilit në vendin e dytë është befasi, ngaqë siç tha ai, nuk e ka pritur që do të jetë më e votuara.
“Doarsa është befasi, jo në kuptimin që s’kam pritë me u votu, por nuk e kam pritë asnjëherë të dytën”, ka thënë Gjoci.
Në vend të dytë, Gjoci ka deklaruar se e sheh Hykmete Bajramin.
“Për mu do të ishte meritore të ishte Hykmetja e dyta. Menoj që e ka favorizu edhe numri në listë”, ka thënë ai. /Gazeta10/