Dy persona të panjohur ia kanë grabitur 100 euro një taksistit në Prishtinë.
Grabitja u krye derisa viktima kishte qenë duke punuar për një kompani taxi.
“GRABITJE- Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30. Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim.