
LDK ka refuzuar ftesën e VV-së për koalicion bashkëqeverisës.
Kreu i saj, Lumir Abdixhiku tha se e sheh të arsyeshme formimin e një Qeverie tranzicioni.
Këto deklarata sipas analistes politike, Fatime Hajdari shfaqin paqartësi tek ai.
“E mira do ishte të mos ishte kaq konfuz, të dilte me deklaratën që do qëndroj në opozitë, ky është qëndrimi i fundit e jo të vinte me propozime të tilla, të paqarta ku prej pozicionit të një partie të tretë bën ftesë për një takim të ardhshëm“, deklaroi Hajdari në Politiko.
Sipas saj, Abdixhiku po sjell kontradita.