Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: Këtë helmim të gjuhës e ka inkriminu VV – I kanë fy arsimtarët, i kanë poshtëru kundërshtarët

Gazeta10
21 October 2025 - 21:25

Analisti politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi deklaratëne sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili tha se duhet të presim deri në fund të javës për të parë nëse do të mund të bëjnë ndonjë koalicion me ndonjë parti, për ta bërë Qeverinë e re.

Matoshi edhe gjatë ditës në një intervistë e kishte komentuar deklaratën e Kurtit, ku të njejtat fjalë i tha edhe në Politiko.

Matoshi tha se këtë gjuhë, këtë intoksinim e këtë helm e ka inkriminuar në Kosovë vetë Lëvizja Vetëvendosje

“Këtë gjuhë, këtë intoksinim e këtë helm e ka inkriminu  në Republikën e Kosovës vetë Lëvizja Vetëvendosje. Nuk kanë lënë njeri të gjallë pa e fy, pa e denigru, pa e shpall me Vuçiçin, pa i thanë tradhtar, pa e shpall me Radoiqiçin, pa e shpall me Listen Srbska. Ja ka nis me sindikata, e kanë fy nji plak, nji zotni që e ka udhheq sindikatën,e kanë poshtnu. I kan fy arsimtart e nuk dojshin me jau qit pagat në mënyrë jokushtetuese, u detyrun me forcën e ligjit me jau qit pagat. I kanë poshtnu kundërshtart politik tu i qit në taborin e
Serbisë e tu i shpall tradhtar…”, shtoi tutje Matoshi.

Për më shumë detaje, ndiqeni deklaratën e plotë të Matoshit:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.